Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe! BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!
            Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe!BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!

Lobi Shqiptar, Lobit Euro-Atlantik  Shqiptar më 19.12.2020 do të merr vendime të rëndësishme!

 

Lobi Shqiptar, që nga themelimi, më 20.02.2016 në Lörrach si organizatë panshqiptare me emrin Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka përjetuar sulme, keqpërdorime dhe ndarje e qarje, duke mos pasur hapësirë dhe mundësi asnjëherë të punohej në misionin e saj si duhet, nga ndarja në fraksione morën të drejtën të flasin shumë grupe apo fraksionet në emrin e kësaj organizate pa të drejtë.

 

Prandaj juve si themelues dhe pjesëmarrës të themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të datës 20.02.2016 në Lörrach të Gjermanisë dhe pjesëmarrësit e ristrukturimit të datës 30.03.2019 në Freiburg, por edhe aktivist që keni qen pjesëmarrës në themelimin e degëve nëpër shtete të ndryshme, apo dhe si simpatizant të Lobit që keni qen dhe jeni të lidhur në një mënyrë me këtë organizatë, ju ftojmë në takimin virtual nëpërmjet të Zoomit, me datën 19.12.2020 nga ora 18:00 të merrni pjesë dhe ta jepni kontributin e juaj në mbështetje të lobit, degëve të themeluara të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe Lobit Shqiptar si organizatë trashiguese e LEASH!

 

Ju mundë të merrni pjesë me diskutim, propozimet e juaj për gjetjen e zgjidhjes, duke u angazhuar drejtpërsëdrejti në debat për përmirësimin .

 

Temat:

  1. Historiku i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar,
  2. Misioni i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, si vazhdimësi Lobi Shqiptar,
  3. Shtrirja e Lobit,
  4. Mënyra e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe lobeve dhe formimin e bordit, organeve dhe komisioneve.

Për shkak të numrit të kufizuar që ka ZOOM, ju lutëm që ta mbushni formularin online deri më datën 11.12.2020 paraprakisht, në mënyrë që t´ju dërgojmë linkun e pjesëmarrjes në takimin virtual.

 

Pjesëmarrja është pa pagesë.

 

Kryesia e Lobit Shqiptar

 

Komisioni për lobim dhe ndërmjetësim

 

 

Ihre Formularnachricht wurde erfolgreich versendet.
Sie haben folgende Daten eingegeben:

Kontaktformular

Bitte korrigieren Sie Ihre Eingaben in den folgenden Feldern:
Beim Versenden des Formulars ist ein Fehler aufgetreten. Bitte versuchen Sie es später noch einmal.

Hinweis: Felder, die mit * bezeichnet sind, sind Pflichtfelder.

Druckversion | Sitemap
Diese Homepage wurde von Lobi Shqiptar erstellt: